Vettingu, KPK jep VENDIMIN për kandidaten e Kushtetueses

Vettingu, KPK jep VENDIMIN për kandidaten e Kushtetueses

396
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Regleta Panajoti.

 

Sipas hetimeve të ILDKPK-së, gjyqtarja Panajoti ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë së saj. Por pavarësisht rezultateve të ILDKPK-së, KPK ka bërë hetime të pavararura në të tre shtyllat e Vettingut.

 

Si pasuri të saj, Panajoti rezulton se ka: një truall në Korçë, dhe dy troje të tjerë bashkë me familjen. Gjithashtu ajo ka një shtëpi banimi në Gjirokastër dhe makinë me vlerë 9500 € dhe dy apartamente 104 m2 dhe 64 m2 në Tiranë. Sipas hetimeve të KPK-së, Panajoti ka pamjaftueshmëri burimesh për apartamentin 104 m2.

 

Panajoti kundërshtoi gjatë fjalës së saj qëndrimin e KPK mbi deklarimin e kursimeve cash në vite, duke thënë se nuk kishte pasur detyrim ligjor t’i deklaronte ato. Ajo tha se kishte sjellë prova për të treguar punën e bashkëshortit në emigracion dhe këmbënguli që ato të ardhura të deklaroheshin të ligjshme.

 

Regleta Panajoti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Ajo ka kandiduar në dy thirrje të hapura për të plotësuar vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që procesi i vlerësimit të kandidatëve është duke u kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.