Vetëm 10 vjeçe, njihuni me piloten e vogël që po ‘pushton’ qiejt

Vetëm 10 vjeçe, njihuni me piloten e vogël që po ‘pushton’ qiejt

73
0

Një vajzë 10-vjeçare nga Australia është kampionia e re e aviacionit që ka nisur të ‘pushtojë’ qiejt me një aeroplan elektrik.

Amy Spicer thotë se e dinte që në moshën 10-vjeçare se dëshironte të fluturonte dhe ende nuk ka hyrë në gjimnaz.

“Isha 2 vjeçe e gjysmë kur thashë se doja të bëhesha. Isha 7 vjeçe kur fluturova për herë të parë, 8 kur hipa në një avion të vogël dhe mora mësime kur po bëhesha 9 vjeçe”, thotë ajo.

Pilotja e vogël ka arritur të drejtojë avionë elektrikë. “Australia nuk ka shumë aeroportë me pika karikimi por do të ndërtohen më shumë. Jam krenare që po ndihmoj të ardhmen e pilotimit duke zvogëluar depozitimin e karbonit në ajër përmes fluturimit elektrik”.

“Në klasë të katërt, disa prej djemve tregoheshin të këqinj me mua dhe thoshin ‘s’mund të fluturosh pa marrë një patentë makine’, por në të vërtetë mund të pilotosh një avion, ligjërisht, përpara se të marrësh patentën”, shprehet 10-vjeçarja.

Familja e saj është shpërngulur në Australinë perëndimore që Amy të ndjekë një shkollë e cila ofron mësime pilotimi për nxënësit.