Veseli: Me Ramushin u bëmë bashkë si në kohë lufte, për të...

Veseli: Me Ramushin u bëmë bashkë si në kohë lufte, për të mirën e vendit

558
0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se partia që ai drejton ka bërë koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën për Kosovën për t’i shërbyer vendit. Veseli ka thënë se rritja ekonomik duhet të jetë së paku 8% në vit. Ai ka thënë se u bë bashkë me Ramush Haradinajn për të mirën e qytetarëve. “Së bashku me mikun tim, kryeministrin e ardhshëm Rmaush Hardinaj kemi vision për zhvillimin e Kosovës… Pse jemi bërë bashkë me Ramush Haradinajn? Për hir të qytetarëve për të qenë të bashkuar, pasi kur kemi qenë të bashkuar kemi qenë më mirë” është shprehur Veseli. Ai më të thënë se duhet të punohet shumë për ndihmuar bizneset dhe fermerët në mënyrë që të arrihet rritja ekonomike vjetore prej 8%. “Asgjë nuk ka më të shenjtë aktualisht sesa tu ndihmohet ndërmarrësve tanë. Kemi 60 mijë biznese, nëse ndihmohen mund të ecin përpara, nëse vetëm edhe nga një person më shumë punësohet do të kemi 60 mijë të punësuar më shumë… Të jemi afër fermerëve të cilët punojnë gjithë ditën dhe nuk duhet ta kenë shqetësim se ku do ta shesin produktin e tyre. Rritja ekonomik duhet të jetë të paktën 8 %, ndryshe do të ketë stagnim” , ka shtuar Veseli. Veseli ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët nuk është kundër askujt, por është për zhvillimin e Kosovës. Këto deklarata kreu i PDK-së i dha para studentëve në kolegjin UBT.