Vera 2016: Ja kënga shqiptare që theu rekordet

Vera 2016: Ja kënga shqiptare që theu rekordet

803
0

03a67780989a5e555a2a40bc5fec55d6Tani po mbërrin shtatori dhe njerëzit po i kthehen punës, shkollës, jetës së përditshme. Po kështu edhe këngëtarët, të cilët kanë pasur axhendë të ngjeshur koncertesh në trevat shqipfolëse dhe jashtë vendit.

Prej majit nisën të publikonin këngët e verës, kryesisht bashkëpunime, si arma e fortë për suksesin. Mësuam se Noizy është më i paguari dhe pasi Enca bashkoi forcat me të arritën të thyenin rekorde.

Kënga ‘Bow Down’ ishte një sukses që pa dalë akoma dhe pas publikimit më 15 qershor u bë absolutisht më e klikuara në Youtube. Në gusht të 2016-ës numëron mbi 28 milion klikime. Nga ana tjetër, Getoari dhe Majku u bashkuan sërish pas supersuksesit të ‘S’jena mo’ në verën e 2015-ës, dhe ishte zgjedhja e duhur. Kënga ‘Ajo’ e publikuar më 16 qershor shënon sot mbi 20 milion klikime. ‘Boë Doën’ dhe ‘Ajo’ janë këngët që duhet të luhen patjetër të paktën një herë në club-e. Po kështu edhe kënga ‘Na’ e Dafina Zeqirit me Kaos, është një must në party-t verore. Bashkëpunimi me dyshen e reperëve nga Kosova e ktheu Dafinën në suksesin e hitit veror, duke arritur mbi 8 milion e 600 mijë klikime në Youtube.

Capital T ftoi për herë të parë në bashkëpunim Dhurata Dorën, duke e kthyer këngën ‘Bongo’ në një hit dhe videoklipin në të tretin më të klikuar të kësaj vere; mbi 13 milion shikime në Youtube. Hyrjet e vona të verës, dy bashkëpunime mes Florit dhe Ledrit e kanë rrëmbyer menjëherë publikun. ‘Beautiful’ është kthyer në një hit me mbi 9 milion klikime e po kështu ‘Nuk ma la’, me mbi 7 milion. Këto këngë pushtuan club-et në muajin e fundit të verës.

Mozzik ia doli mjaft mirë i vetëm me këngën ‘Kokaina’, që i dha reperit mbi 8 milion klikime në më pak se një muaj. Edhe Samanta Karavella solli një bashkëpunim shumë të klikuar me Gent Fatalin, këngën ‘Na e dina’, me mbi 8 milion klikime brenda një muaji e gjysëm./Anabel