
Parlamenti ka votuar sot me 91 vota pro shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri në muajin qershor.
Maxhoranca në Kuvend ka konfirmuar serish se ka me vetë votat e deputetëve të opozitës së re, të cilët kanë bashkuar serish votat, për të shtyrë deri në 23 qershor të këtij viti.
“Dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.06.2020”, thuhet në vendimin e miratuar sot nga Kuvendit.
Kundër këtij vendimi kanë votuar kundër 5 deputetë, ndërkohë që kanë abstenuar vetëm 3 ligjvënës.