Veliaj reagon pas protestës së opozitës

Veliaj reagon pas protestës së opozitës

361
0

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së opozitës. Veliaj ka deklaruar se kryeqyteti i është kthyer normalitetit, pas asaj që ai e quan vala e vandalizmit të krahut të djathtë.

“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv!

Nuk do t’i përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, – shkruan Veliaj në një postim në Twitter.