Veliaj: Nevojitet decentralizim i lejeve mjedisore të bashkive

Veliaj: Nevojitet decentralizim i lejeve mjedisore të bashkive

182
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkoi decentralizimin e lejeve mjedisore të bashkive. Duke folur në mbledhjen e Këshillit konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit, Veliaj theksoi se ka ardhur koha që të ndryshojë edhe vendimmarrja.

“Kolegia ime në Durrës për një disko që bënë zhurmë duhet të marri ministrin. Qeveria nuk ka pse të japë leje mjedisore për furrën e bukës në katin e parë se po pra po se ajo furra e bukës që ka marrë leje mjedisore i ka futur edhe një të prishur kolonës së pallatit dhe hajde kape ti pastaj kur ai thotë kam leje mjedisore.

Kurse kryetari i bashkisë që rri përditë me njerëzit, që ka emrin e vet në fletë të votimit, që në fund të ditës kova e përgjegjësisë që kalon tek ai ose tek ajo ai s’ka ku shkon nuk mund të japë gjëra të papërgjegjshme. Dhe unë jam 100% dakord me kryeministrin këto inspektoratet mjedisore janë 100% të korruptuara që duhen shkrirë, duhen shkrirë, kurse kryetari i bashkisë është zgjedhur nga populli dhe nesër e di që do të shkojë prapë aty. Kështu që o do të jetë i përgjegjshëm kur jep një leje lavazhi, gomisteri shumica e kateve të para në Tiranë janë me gomisteri të cilat kanë leje mjedisore”, tha Veliaj, teksa shtoi se kjo situatë duhet të marrë fund njëherë e mirë.

“Nuk funksionon kjo histori. Dhe kjo rrumpallë duhet të marrë fund. Tani nuk kemi as alibi, se më para thoshim e ka një aleat në ministri, por ja çfarë t’i bëjmë se ne e kemi qeveri e kështu, sepse na duhen votat. Po tani? Gjithë kryetarët e Bashkisë me gjithë qeverinë, ne dhe për një gjë që e do kryeministri, ministri kryetarët e bashkive, kush është Shvejku që bllokon”.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi e është e patolerueshme që zgarat e shiut të bllokohen nga individë apo biznese të papërgjegjshme të cilat ndotin mjedisin. “Gjithë ky informalitet me lejet mjedisore dhe e fut tek zgara e shiut dhe pastaj thoni pse u përmbyt oborri se shkolla jo e “Sabaudin Gabranit”. Po ai që vuri gomën aty, po këto lejet mjedisore që mbledhin lloj, lloj skrapesh, po 4 mijë pika në Tiranë që zbrazen në mënyrë informale. Nuk kemi lënë njeri pa u bërë rrogoz, çfarë do? Banesë sociale, ndihmë ekonomike më thoni çfarë do strehim emergjence por nuk mund të jetë nuk ka komb që ka bërë hajër duke gërmuar kazanët. Era e parë mbush të gjitha zgarat edhe pastaj patjetër që kemi përmbytje. Ne zgara shiu kemi 50000 mijë, si vëmë dot roje çdo zgare, pra një pjesë është mentalitet, por një pjesë është ligj”, tha Veliaj.