Rene Redzepi, kuzhinieri shqiptar me famë botërore i cili është edhe bashkëpronar i Noma në Kopenhagë të Danimarkës ka befasur publikun.
Sot ai ka postuar një video në profilin e tij në facebook teksa së bashku me një tjetër shqiptare kërcen vallen e Tropojës. “Kur vendos muzikë popullore shqiptare dhe 2 shqiptarë çmenden”, ka shkruar Rene në Facebook.
Restoranti i Redzepit është hapur në vitin 2013 dhe njihet për suksesin e madh që ka pasur. Gruaja e tij është Nadine Levy Rexhepi, ata kanë tre vajza, Gentën, Arëen dhe Ro.