Vasco Rossi, rekord botëror në shitjen e biletave për një datë të...

Vasco Rossi, rekord botëror në shitjen e biletave për një datë të vetme koncerti

535
0

 

Janë shitur në pak minuta 20 mijë biletat e fundit të nxjerra në shitje online për koncertin “Vasco Modena Park”, që këngëtari i njohur italian do të mbajë në 1 korrik. Me gjithë biletat e shitura në janar (200 mijë) janë “220 mijë bileta për një datë të vetme. Është rekordi i ri botëror”, nënvizon stafi i tij. Dhe për atë që nuk ia doli të arrijë në kohë për biletat e çmueshme, organizatorët kanë një surprizë.

“Është një e re e menduar për të gjithë ata që nuk mundën të jenë të pranishëm , meqë biletat u shitën të gjitha: mund të jetë e mundur të bëjnë pjesë në magjinë e Modena Park drejtpërdrejt nga qytetet e tyre”. Së shpejti në faqen zyrtare vivaticket.vascomodena.it do të publikohen të gjitha informacionet përkatëse.

Këngëtari 65 vjeçar ka publikuar 30 albume që nga fillimi i karrierës së tij në 1977, nga të cilat 17 në studio, 9 live dhe 4 përmbledhje, si dhe ka kompzuar më shumë se 150 këngë, përveçse një numri të madh tekstesh e muzikë për këngëtarët e tjerë. Albachiara, e inçizoi në 1979 dhe ndoshta është suksesi i tij më i madh. I datuar në 1981 albumi “Jemi vetëm ne”, me të cilin Vasco fillon të ketë sukses. Në 1982 në Festivalin e Sanremos me “Shkoj në maksimum”, dhe në 1983 me “Jeta e pamatur”. Legjenda ka filluar. Me 35 mijë kopje të shitura është një nga kantautorët italianë të një suksesi të madh dhe një nga artistët italianë që ka shitur numrin më të madh të disqeve . Ai ka rekordin italian të spektatorëve në një koncert të vetëm./Tgcom