Vaksina kineze me shumë pikëpyetje mbi efektshmërinë, Rama: Kemi sjellë sasinë më...

Vaksina kineze me shumë pikëpyetje mbi efektshmërinë, Rama: Kemi sjellë sasinë më të madhe që ka mbërritur ndonjëherë…

338
0

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se në Rinas ka mbërritur një sasi e madhe e vaksinës kineze, Coronavac. Bëhet fjalë për një sasi prej 340,000 dozash, të cilat do të administrohen në vendin tonë, në një kohë që interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar duket se ka qenë në zbritje.

 

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë. Shumë vende janë duke diskutuar mbi efektshmërinë e vaksinës kineze, e cila duket se mbetet hapa pas sa i takon krijimit të imunitetit, në krahasim me vaksinat e tjera. Në një studim që u bë publik disa ditë më parë u tha se midis vendeve me norma të larta vaksinimi dhe shkallë të lartë të rasteve të reja, shumica mbështeten tek vaksinat e prodhuar në Kinë. Përfundimet vijnë ndërsa efikasiteti i vaksinave kineze përballet me një vëzhgim në rritje, i shoqëruar nga mungesa e të dhënave për mbrojtjen e tyre kundër variantit më të transmetueshëm, Delta. Rastet e reja javore te COVID mbeten të larta në të paktën gjashtë nga vendet më të vaksinuara në botë, dhe pesë prej tyre mbështeten në vaksinat kineze. CNBC identifikoi 36 vende me më shumë se 1 mijë raste të reja javore të konfirmuara për 1 milion banorë që nga 6 korriku, duke analizuar shifrat e “Our Ëorld in Data”, e cila përpilon të dhëna nga burime, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, qeveritë dhe studiuesit në Universitetin e Oksfordit. Mes 36 vendet u identifikuan ato të cilat kanë 60% të popullsisë të vaksinuar, të paktën me një dozë. Këto vende ishin gjashtë, pesë prej të cilave përdorin vaksinat kineze, si një pjesë e rëndësishme e programeve të tyre kombëtare të vaksinimit: Emiratet e Bashkuara Arabe, Ishujt Seychelles, Mongolia, Uruguai dhe Kili.

 

I vetmi vend midis tyre që nuk varet nga vaksinat kineze është Mbretëria e Bashkuar. Sipas agjencisë shtetërore mongoliane të lajmeve, Mongolia ka administruar në maj 2.3 milionë doza vaksinash nga Sinopharm në pronësi të shtetit të Kinës. Kjo tejkalon shumën prej 80 mijë vaksinash ruse Sputnik V dhe rreth 255 mijë doza të Pfizer-BioNTech që Mongoli mori javën e kaluar. Kili administroi 16.8 milionë doza vaksinash nga Sinovac Biotech me bazë në Pekin, krahasuar me 3.9 milionë doza Pfizer-BioNTech. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Seychelles vareshin shumë nga vaksina Sinopharm në fillim të fushatave të tyre të vaksinimit, por secila prej tyre ka prezantuar vaksinat e tjera kohët e fundit. Në Uruguaj, Sinovac është një nga dy vaksinat më të përdorura, së bashku me Pfizer-BioNTech