Vajza nga Tirana: Të gjithë më tallnin për peshën, por ja si...

Vajza nga Tirana: Të gjithë më tallnin për peshën, por ja si u transformova

660
0

Dea Spahiu është vajza nga Tirana që sjell një histori vërtetë frymëzuese! Para tre vitesh, ajo peshonte 110 kg. Sigurisht, pesha e saj e bënte të ndihej e diferencuar nga shoqëria dhe të kishte komplekse për veten.

Kështu, nisur nga paragjykimet e njerëzve, ajo gjeti forcën dhe vullnetin për të ndryshuar. Dea filloi palestrën dhe sot ajo peshon vetëm 64 kg, pra në një periudhë 1-vjeçare ajo humbi plot 46 kg.

Dea shprehet se falë qëllimit që ajo i vuri vetes, ia doli më së miri t’i tregojë botës se ajo mundet. Sigurisht, transformimi i saj nuk ishte aspak i thjeshtë, por as i pamundur.

“Përshëndetje. Pashë që kishit postuar historinë e vajzës që peshonte 130 kg dhe ka ndryshuar. Një histori të tillë kam edhe unë. Dikur 110 kg, sot 64 kg.

Nisur nga paragjykimi, nisur nga fjalët pa vlerë, dita-ditës duke u frymëzuar për ndryshim. Të gjesh forcën për ndryshim, vullnetin për të vazhduar dhe dëshirën e mirë jo vetëm për një trup të bukur, por për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme. Dikur 110 kg e sot 64 kg. S’është e pamundur, është thjeshtë e vështirë.

Ja dhe fotot pas fillimit të palestrës, janë foto të dokumentuara për periudha të ndryshme kohore. Në 2013 ka qenë foto e 110 kg.

Thjeshtë për të ditur që mund t’ia dalin jo vetëm për një trup të bukur, por në shëndet të sigurt dhe jetë të gjatë. Nëse dikush do ta ndihmoj, të më kërkojnë, pasi shof që shumica e gocave vuajnë nga kjo gjë shumë sot sa po vrasin dhe veten. Por mund t’ia dalin, mjaftojnë të kenë vullnet.

 

Shperndaje