Vajza e XHODËS shkruan pas varrimit dhe i sqaron njëherë e mirë...

Vajza e XHODËS shkruan pas varrimit dhe i sqaron njëherë e mirë të gjithë: Ja arsyeja e vërtetë pse vdiq babi dhe pse zgjodhi mos kishte homazhe

504
0

 

Vajza e aktorit të madh Xhevdet Ferri, Bora, shkruan pas ceremonisë mortore të të atit dhe i jep fund njëherë e mirë të gjitha aludimeve në media e rrjete sociale.

 

Bora thotë se i ati humbi jetën jo si pasojë e sëmundjes së rëndë pasi atë arriti ta mposhtte me sukses por si pasojë e një insuficencë të rëndë pulmonare.

 

Vajza e Xhodës, siç i thërrisnin miqtë e dashamirësit aktorit, sqaron edhe se pse babai i saj i ndjerë nuk pranoi homazhe. Bora thotë se kjo lidhet me diskrecionin që e karakterizonte Xhodën dhe jo me zhgënjimin ndaj sistemit politk.

 

STATUSI I PLOTË:

 

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

 

Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

 

Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

 

Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

 

Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.