Ushqimet që do t’ju bëjnë të hiqni dorë nga duhani!

Ushqimet që do t’ju bëjnë të hiqni dorë nga duhani!

204
0

Një cigare përmban nikotinë dhe përbërje të tjera të ndryshme të cilat kur digjen lëshojnë më shumë se 40 kimikate të rrezikshmëe që mund të shkaktojnë kancer. Tymi i cigares gjithashtu përmban monoksid karboni, oksid azoti dhe sasi të vogla të grimcave radioaktive që shkaktojnë kancer. Ndonëse mund të duket e vështirë, në fakt ka disa ushqime që do t’ju vijnë në ndihmë të hiqni dorë nga duhani.

 

Xhenxhefili

 

Xhenxhefili ka veti anti-inflamatore që ndihmon në largimin e toksinave nga trakti respirator. Përmban shumë vitmanina dhe minerale si kalium, magnez, betakkarotinë dhe zink. Disa ekstrakte xhenxhefili janë gjithashtu të njohura për të shkatërruar qelizat e kancerit të mushkërive.

 

Shafrani i Indisë

 

 

I njohur gjithashtu si ‘erëza e artë”, shafrani i Indisë ndihmon në pastrimin e mushkërive falë vetive anti-inflamatore.

 

Mollë

 

Jo më kot ekziston shprehja: “Një mollë në ditë mban mjekun larg”. Përmban një larmi të gjerë të flavonoideve, vitaminave dhe antioksidantëve, veçanërisht vitaminën C, e cila lufton sëmundjet e mushkërive.

 

Hudhër

 

Hudhra përmban alicinë që vepron si një agjent i fuqishëm antibiotik dhe ndihmon për të kapërcyer infeksionet e frymëmarrjes që bllokojnë mushkëritë. Hudhra ul inflamacionin, përmirëson astmën dhe zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive.

 

 

Çaj jeshil

 

Çaji jeshil përmban antioksidantë të fuqishëm për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, duke mbrojtur nga kanceret. Bimët në çajin jeshil janë antimikrobike që ndihmojnë në lirimin e mukusit nga brendësia e mushkërive.

 

Frutat dhe perimet

 

Fruta (portokalli, limoni, shega) dhe perimet (karrota, selino, kastraveci, kungull i njomë, patëllxhan)

 

Pirja e duhanit parandalon përthithjen e lëndëve ushqyese të rëndësishme si mineral kalciumi dhe vitamina C dhe D. Studimet sugjerojnë që konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ul nevojën për të pirë duhan.

 

Qumështi dhe produktet e qumështit

 

Në studime, shumica e duhanpirësve raportuan se pirja e qumështit bënte që cigaret të kishin një shije të hidhur. Prandaj, konsumimi i qumështit mund të jetë një ndihmë për të qëndruar larg cigareve.

 

Kokoshka

 

Konsumimi i kokoshkave jo vetëm që ju mban të zënë, por gjithashtu zvogëlon dëshirën për të pirë duhan.