Ursula Von der Leyen zgjidhet kryetarja e re e KE/ Qasja...

Ursula Von der Leyen zgjidhet kryetarja e re e KE/ Qasja me Shqipërinë për negociatat

380
0

Ursula Von der Leyen u zgjodh kryetare e Komisionit Evropian, duke u bërë e para grua që merr këtë post.

Votimi – Deputetët votuan me votim të fshehtë. Pasuesja e Jean-Claude Juncker, u zgjodh me 383 vota (nga 733 votues), ndërsa shumica e kërkuar ishte 374 vota. 9 vota më shumë se pragu. Kishte 327 vota kundër. Njoftimi u bë nga presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Qasja me Shqipërinë – Ursula von der Leyen u përball me Parlamentit Europian këtë të martë para votimit. Ajo i ka dhënë përgjigje pozitive një prej kërkesave të grupit S&D, për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Von der Leyen është shprehur se si kryetare e Komisionit Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave për dy shtetet ballkanike