“Unë fal sepse jam feministe dhe i mbështes femrat”, Oriola Marashi ironizon...

“Unë fal sepse jam feministe dhe i mbështes femrat”, Oriola Marashi ironizon Einxhel Shkirën:Ti je e rreme, sa e pështirë…

373
0

Oriola përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar, duke ironizuar fjalimin e Shkirës. Modelja e njohur thotë se ju jeni e rreme, kur thoni po mbështes dhe po fuqizojë gratë, duke ju referuar në këtë rast Einxhelit.

Einxhel Shkira, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë tre emrat më të përfolur në median rozë për shkak të një sherri mes tyre, ku mendohet që shkak për një ngjarje të tillë është bërë një djalë.

 

Teksa dy ditë më parë Shkira ishte e ftuar në emisionin e pasdites në “Tv Klan” tek ‘RUDINA’, ajo është shprehur se pavarësisht që u rrah në mes të natës nga Kejvina dhe Oriola, thotë se i ka falur ato për shkak se ajo se është një feministe që i përkrah dhe i mbështet gjithmonë femrat dhe nuk ushqen urrjetje apo intriga ndaj tyre.

 

Ndërkohë Oriola përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar, duke ironizuar fjalimin e Shkirës. Modelja e njohur thotë se ju jeni e rreme, kur thoni po mbështes dhe po fuqizojë gratë, duke ju referuar në këtë rast Einxhelit.

 

“Kështu që unë jam bërë me gra që po predikojnë “fuqizimin e grave” të rreme ndërsa rrëzojnë gratë e tjera. Ju jeni aq të rremë në lidhje me fuqizimin e grave, është në të vërtetë e pështirë për t’u parë. Oh boo, mbylle!”– është shprehur Oriola.

 

Kujtojmë që ditën e djeshme reagoi ashpër edhe Kejvina, e cila i nxorri  të “palarat” ish-shoqes së saj, duke u shprehur se ajo i kishte prishur punë në projektin e saj.

 

Disa muaj më parë, teksa modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre