Unaza më e shtrenjtë në botë me 7.777 diamante, çmimi marramendës

Unaza më e shtrenjtë në botë me 7.777 diamante, çmimi marramendës

620
0

Një unazë rekord-thyese përmban 7.777 diamante dhe që është vlerësuar me çmim prej 4.4 milionë dollar.

 

“Lakshikaa Jewels” nga Mumbai, India, kanë krijuar këtë unazë prej një shumë tejet të madhe diamantesh që tashmë ka thyer rekordin e Guiness.

 

Një ekip i përbërë nga dymbëdhjetë zejtarë, një argjendar dhe një dizajner punuan në këtë projekt për ta rikrijuar “Tempullin Lotus” në Delhi në një stoli, raporton “Guinnes World Records”, transmeton lajmi.net.

 

Drejtori  i këtij  projekti ‘Lakshikaa Jewels’  shpjegoi se pse kishin vendosur që ky tempull të ishte bazë e dizajnit.

 

“S’mund të mendoja për një mënyrë më të mirë për të festuar zgjuarsinë dhe shpirtin njerëzor se sa ky tempull”, duke shtuar se zambaku i ujit, i njohur si “padma në sanskrisht”, është një simbol i shenjtë në disa religjione që shton ndjesinë e unitetit që qëndron prapa dizajnit.