UEFA / Parashikon muajin gusht per kthimin e futbollit

UEFA / Parashikon muajin gusht per kthimin e futbollit

368
0

Mbyllja për shkak të virusit ka çuar edhe në bllokimin e të gjitha aktiviteteve sportive, ndërsa UEFA ka thirrur 55 federatat anëtare për të diskutuar mbi mënyrën se si do të rikthehen në fushë. Sikurse flitet ndeshjet pritet të zhvillohen gjë muajit gusht, që në fakt nuk konsiderohet shumë i përshtatshëm për lodhjen e futbollistëve.

Sipas “Sky Sport” hipoteza e parë është që liga e Kampionëve dhe Europa Ligë, të zhvillohen brenda muajit gusht.

UEFA prej kohësh ka vendosur që 31 gushti të jetë si afati i fundit për përfundimin e të gjithë kampionateve, në mënyrë që të programohet edhe sezoni i ardhshëm.

Ndeshjet e kthimit në 1/8 e Ligës së Kampionëve parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht ndërsa më pas ekipet që do të kualifikohen në fazën çerekfinale do ti nënshtrohen një turi të vërtetë force teksa janë të detyruar të luajnë çdo 3 ditë. Datat e parashikuara janë më 11 dhe 12 gusht dhe ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 gusht.

Sfidat gjysmëfinale parashikohen të luhen më 18-19 dhe ndeshjet e kthimit më 21-22 gusht. Finalja e madhe, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, pritet të luhet më 29 gusht në Stamboll. Europa Ligë pritet të rifillojë në 2-3 gusht dhe finalja do të jetë në 27 gusht.