Udhëtimet ndryshojnë perspektivën tuaj për botën

Udhëtimet ndryshojnë perspektivën tuaj për botën

395
0

Njerëzit i duan udhëtimet. Madje shpesh historitë e tyre janë frymëzuese dhe u lënë pa fjalë, ndonëse jo shumë njerëz edhe mund të udhëtojnë shpesh. Por në këtë shkrim jepet një perspektivë ndryshe – se si udhëtimet ndryshojnë mendimet tuaja për botën. Nëse udhëtoni, do të kuptoni më mirë marrëdhëniet ndërkombëtare. Nëse udhëtoni, do të kuptoni se si vendimet e juaja do të ndikojnë te vendasit e vendeve tjera. Nëse udhëtoni, ju do ta vlerësoni më shumë vendin tuaj. Nëse udhëtoni, ju do ta kuptoni se të mësuarit e një gjuhe të re është më e lehtë se sa duket. Nëse udhëtoni, ju do të keni më shumë vetëbesim, por do të jeni edhe më modest. Kurseni pak dhe fillojeni ëndrrën tuaj.