Udhёtim me Josip Broz Titon, drejt Amerikës

Udhёtim me Josip Broz Titon, drejt Amerikës

845
0

Në vargun e akuzave që ngrihen në “Tablonë…” përfshihen edhe ca takime që Mehmet Shehu ndërmori në vaporin “Mbretëresha Elizabet” gjatë udhëtimit të tij për në OKB.

Nё shtator tё vitit 1960, njё delegacion shqiptar i rangut tё lartё, i kryesuar nga Kryeministri Mehmet Shehu, u nis pёr nё Amerikё pёr tё marrё pjesё nё sesionin e përvitshëm tё OKB-së.

Sipas direktivave tё Hrushovit, tё gjithë delegacionet e vendeve tё Lindjes do tё udhëtonin me vaporin rus “Balltik”. Por për shkak se marrёdhёniet sovjeto-shqiptare, qё nga mbledhja e Bukureshtit ishin ftohur, për delegacionin tonë u vendos qё itinerari i udhëtimit drejt Nju Jorkut, pёr arsye sigurie, tё ndryshonte.

Delegacioni fluturoi me njё avion shqiptar pёr nё Romё dhe pas dy ditёsh, udhëtoi pёr nё Paris me tren. Dy ditё tё tjera më pas, delegacioni u nis drejt Amerikёs me vaporin “Mbretёresha Elizabet” qё ishte nё pronësi tё njё shoqёrie angleze.

Vapori ishte njё nga mё tё mёdhenjtё e asaj kohe. Delegacioni u vendos nё katet e sipërme tё vaporit. Vetëm pas imbarkimit pjesëtarёt e delegacionit, mësuan për herë të parë se bashkё me ta, në të njëjtën anije udhëtonte Presidenti jugosllav Josip Broz Tito dhe Randolf Çёrçill, djali i Uinston Çёrçillit.

Si dhe pёr episodet e tjera, Fiqret Shehu, e ndodhur nё gjendje kllapie në seancat hetimore, për këtë lundrim drejt Amerikës, pra nё gjendje tё njё njeriu qё ka humbur vetёdijen, zbatoi skenarin qё iu servir hetuesve nga Enver Hoxha. Duke folur nё mёnyrё tё përçartë, ajo i ngarkoi kёtij udhёtimi nё “Mbretёresha Elizabet” lloj-lloj skenash konspiracioni, sajesa qesharake dhe krejt tё pabesueshme nga gjithkush qё i dëgjoi. Sigurisht ato ishin tё pa besueshme edhe nga vetё Enver Hoxha, por ato i duheshin atij pёr tё ndërtuar ngrehinën “sinoptike”. Pёr kёtё udhëtim, Enver Hoxha nё tablonë e tij shkroi:

“Nё kёtё kohё (bёhet fjalё pёr vitin 1960, P. Ç.) Mehmet Shehu u nis pёr nё Nju-Jork nё krye tё njё delegacioni qeveritar. Ai udhëtoi me transatlantikun anglez luksoz “Kuin Elizabet”. Ne e dinim që në kёtё anije udhёtonte edhe Titoja, por as qё na shkonte mёndja se Mehmet Shehu mund tё takohej me Titon. Tani marrim vesh se me kёtё anije udhëtonte edhe Herri Fulci i CIA-s amerikane, edhe Randolf Çёrçilli, qё ishte personalitet i Intelixhens Servisit e qё nё vapor u paraqit si gazetar. Duke parё ekipin qё shoqëronte Mehmet Shehun, ata qё janë tani nё burg, si pjesëtarё tё grupit (Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, Gani Kodra e nuk di kush tjetër, P. Ç.) Mehmet Shehu si agjent i tyre, fare lehtё e me siguri, gjatё njё jave udhëtimi bёri takime e bisedime tё fshehta, veç e veç ose sё bashku me Titon, Fucin e R. Çёrçillin, u parashtroi gjendjen dhe qëndrimet e Partisё sonë, acarimet qё po lindnin me Bashkimin Sovjetik dhe qëndrimin qё mendonte tё mbante udhëheqja e Partisё sonë nё Moskё.

Strategjitё e tё tri agjenturave, jugosllave, amerikane dhe angleze përputheshin dhe ata i sugjeruan superagjentit tё tyre qё tё “mbështeste” pa rezerva qëndrimet e udhëheqjes sё partisё, qё do tё sillnin përçarjen e prishjen me Bashkimin Sovjetik. Ata nuk kishin asnjë humbje qё ne tё mbështesnim Kinёn, përkundrazi, kjo “miqësi” me miqtë e tyre tё fshehtё proamerikanё, protitistё (si Çu En Lai, Liu Shao Cia dhe Ten Hsiao Pini), u shërbente pёr planet e tyre strategjike mё tё largëta (pёr tё na tërhequr ne nё politikёn liberale tё Kinёs, sikurse filloi mё pas me takimin Nikson- Çu En Lai, ose kur Çu En Lai nxiti Beqir Ballukun tё vepronte duke u mbështetur nё njё aleancё Jugosllavi- Rumani-Shqipёri) etj.

Pak a shumё tё njejtёn përmbajtje pёrsёrit edhe Nexhmija nё librin e saj “Miqёsi e Tradhtuar”. Tё dy bashkё, burrё dhe grua, si dëshmi pёr ç’ka ndodhi nё “Mbretёresha Elizabet” pёrmendin tё arrestuarit Llambi Ziçishti, Lambi Peçini, Gani Kodra etj. Llambi Ziçishti u pushkatua; Llambi Peçini, edhe ky u pushkatua, por nё gjyq i hodhi poshtё ato çka kishte deponuar nё hetuesi. Ai tregon se nё hetuesi ndaj tij ishte përdorur dhunё dhe nё kёto kushte ishte i detyruar tё depononte gjithshka qё atij i diktohej.

Kësaj “përralle” i del përballë, me besueshmërinë më të patundur, profesor Agim Popa, qё udhëtoi pёr nё Amerikё me atë delegacion dhe ishte i ngarkuar si këshilltar dhe përkthyes. Nё njё intervistё ai dëshmon:

“…Mbaj mend qё nё atё periudhё punoja nё aparatin e Komitetit Qendror tё Partisё, nё sektorin e luftës kundër revizionizmit. Nga informacionet zyrtare ishte bёrё i njohur zhvillimi i Asamblesё sё OKB-sё nё Nju-Jork me pjesëmarrjen e kryeministrave ose kryetarёve tё shteteve tё vendeve anëtare. Nga konsultat nё sekretariatin e K.Q. u konkludua qё delegacionin tonё ta kryesonte Mehmet Shehu. Nё vazhdim, pastaj, kryeministri me stafin dhe kёshilltarёt e tij përgatiti grupin dhe axhendёn pёrkatёse. Pikёrisht nё kёto rrethana lindi mendimi qё nё delegacionin qё do nisej për nё OKB, tё bёja pjesё dhe unё. Ideja e Mehmetit pёr tё folur nё rusisht, solli nevojën e njё përkthyesi tё besuar… Me kompletimin e grupit dhe përfundimin e materialeve qё do tё kumtoheshin nё Asamblenё e OKB-sё, u morën masat e nevojshme dhe nё ditёn e caktuar filluam udhëtimin nё transoqeanikun anglez “Queen Elizabeth”. Pёr gati shtatё ditё kemi përjetuar njё udhëtim interesant…

Janё folur shumё opsione pas viteve ‘80 pёr udhëtimin me vaporin modern “Queen Elizabeth”, madje ai ende trajtohet si njё udhëtim enigmatik. Po nё fakt, tё gjitha sipas mendimit tim, janë trillime e sajesa me prapavijё denigruese. E vërteta ёshtё se kjo zgjedhje u bё, pasi funksionarёt e protokollit kundërshtuan udhëtimin me vaporin sovjetik “Balltika”. A ndërhyri Mehmet Shehu pёr kёtё, unё e kam tё vёshtirё tё pohoj. Sidoqoftё, organet kompetente, qё atёherё ishin kolegjiale, e panё tё arsyeshme udhëtimin me “Queen Elizabeth” dhe kryeministri me sa mё kujtohet mua nuk pati ndonjë kundërshtim… Nё atё kohё nuk na shpjegoi njeri pse u kundërshtua udhëtimi me “Balltika”-n, tё paktёn ne zyrtarёve tё dorёs sё dytё nuk na sqaroi kush. Arёsyen e vёrtetё e mësuam mё vonё. Nё Tiranё ishte marrё vesh se me “Balltika”-n do tё udhëtonte Hrushovi, me tё cilin ishim nё kulmin e divergjencave dhe kjo mund tё krijonte tё papritura. U mendua pastaj pёr njё zgjidhje tjetër dhe u gjet “Queen Elizabeth”. Sidoqoftё, edhe aty na ndiqte njё situatё befasuese. Do binim si me thёnё nga shiu nё breshër. Bёmё ç’ёshtё e mundur pёr t’u ruajtur nga kontakti me Hrushovin e do përballeshim me Titon dhe Fultzin! Njёri mё i rrezikshёm nga tjetri, sipas optikёs sё kohës…

Mareshalli Tito vlerësohej si pasagjer VIP i “Queen Elizabeth” dhe pёr raste tё tilla nё bordin e anijes kishte ceremonial tё veçantё. Pёr praninё e tij u njohёm nё çastin e mbёrritjes nё portin e Sherburgut prej nga do tё niseshim pёr nё Nju-Jork. Autoritetet portale na bёnё tё ditur se kishim rastin tё udhëtonim me pasagjerё tё shquar dhe aty pёr aty na pёrmendёn emrin e Titos, tё Fultzit dhe djalit tё Çurçillit…

Delegacioni ynё pёrbёhёj nga 6-7 veta. Pёrveç Mehmet Shehut qё ishte kreu i tij, nё tё merte pjesё Ministri i Jashtёm Behar Shtylla dhe njё grup i vogël zyrtarёsh bashkё me personelin e sigurisё. Mehmet Shehu bashkё me Behar Shtyllёn ishin nё njё kabinё tё veçantё. Pjesa tjetër e delegacionit u sistemua nё njё kabinё tjetër. Pёr Titon ishte rezervuar gati njё kat i anijes, i cili nuk komunikonte fare me katin tonё. Pёr herё tё parё u pёrballёm me tё, gjatё drekës nё restorantin e VIP-ve, ku qëndronte nё tavolinën kryesore. I rrethuar nga njё shpurё gardianёsh herё pas here zgёrdhihesh dhe hidhte batuta qё dukeshin pa kuptim. Tё vetmin qё njihja nga njerëzit qё e rrethonin ishte Josif Gjergji, tё cilin kisha patur rastin ta takoja gjatё kohës kur shërbente nё Tiranё si ambasador i Jugosllavisё. Po edhe me tё nuk m’u dha rasti tё komunikoja. Sa pёr Mehmet Shehun, ai nuk erdhi asnjë herё nё restorant dhe gjatё tёrё kohës preferoi t’ia sillnin ushqimin nё kabinё. Pra, nuk qёlloi as rastësisht tё takoheshin bashkё Mehmeti me Titon. Tё gjitha sa thuhen pёr bisedimet e fshehta midis tyre janë tё pavёrteta. Gjatё tёrё kohës Mehmet Shehu nuk lёvizte asnjёherё vetëm dhe nё asnjë rast nuk konstatuam qё ai t’i shmangej vëzhgimit tonё. Sa herё dilte nga kabina rrinim bashkё nё kuvertё dhe bisedonim pёr çaste tё tёra. Kur futej nё kabinё e përcillnim deri te dera. Gjashtё ditё e gjashtё net qё udhëtuam me vapor kryeministri Mehmet Shehu nuk pati asnjë takim me tё huajt. Tё gjitha qё janë thёnё pёr takime tё fshehta me Titon a Fultzin janë trillime. Mehmet Shehu praninё e Titos e përdorte shpesh si objekt humori. “Nё “Queen Elisabeth”, na thoshte me shpoti, jemi mё tё garantuar se nё Tiranё. E para se nuk ia vlen tё mbytёsh gjithë kёtё vapor modern pёr kokёn e Mehmet Shehut, dhe e dyta qё kёtu kemi Titon, i cili sigurohet me masa speciale si rrallëkush”.

Gjatё tёrё kohës Mehmeti ishte i qetё. I vetmi preokupacion i tij ishin fjalimet qё do mbante nё Asamblenё e OKB-s…

Njerëzit e Titos, siç thashё, nuk treguan asnjë lloj interesimi pёr tё komunikuar me ne. Titua nga ana e tij, gjatё tёrё kohës, rrinte i krekosur mes suitës qё e shoqëronte. I vetmi interesim pёr kryetarin e delegacionit shqiptar gjatё udhëtimit me “Queen Elisabeth”, ishte ai i djalit tё Çurçillit qё kërkoi tё takohet me Mehmet Shehun. Ky djali i Çurçillit, nё mos gaboj me emrin Randolf, rreth tё gjashtëdhjetave, shfaqej herё pas here nёpёr korridoret e anijes me njё aparat nё dorё. Si tani kam parasysh gjestet e tij, duke gjuajtur njё vajzё tё re qё udhëtonte bashkё me ne. Na thanё se ishte me profesionin e gazetarit. Aty u njohёm edhe me faktin qё Randolfi gjatё periudhës sё Luftёs sё Dytё Botërore kishte qenё pёrfaqёsues i misionit britanik nё shtabin e Titos nё Beograd. Ai ishte i vetmi qё kërkoi tё takohej me Mehmet Shehun, por iu dha përgjigje negative. Motivi i kёrkesёs sё djalit tё Çurçillit pёr t’u takuar me Mehmet Shehun, tё paktёn si ishte shprehur ai, kishte tё bёnte me njё intervistё qё deshi tё realizonte Randolf Çurçilli me Kryeministrin shqiptar. Kam qenё dëshmitar kur ia bёmё prezent Mehmetit kёtё kёrkesё. “Nё asnjë mёnyrё” u shpreh ai. Sidoqoftё, ndërhyri Behar Shtylla, se duhej t’i kthenim njё pёrgjigje zyrtare. “I thoni se ёshtё i zёnё”, sugjeroi Mehmeti dhe kështu bёmё. Unё dhe Behari shkuam te njëra nga kabinat telefonike dhe i komunikuam Randolfit arsyen e refuzimit tё takimit. Behari i tha se shoku Mehmet ishte i zёnё dhe nuk kishte kohё. Nga krahu tjetër u dёgjua indinjata e tij dhe zhurma e përplasjes sё receptorit. Qё nga ky moment, djali i Çurçillit nuk na u çfaq mё para syve. Ai vente e vinte nё korridoret e kuvertës pas asaj vajzës, qё me sa dukej ja kishte vёnё syrin dhe nuk ia shqiste. Tё gjitha sa janë thёnё pёr kёto takime, pas vetëvrasjes sё tij, janë marrina tё qëllimta…

Megjithёatё, njёri nga pjestarёt e delegacionit qё kryesonte Mehmet Shehu, Llambi Peçini ka deklaruar nё procesin gjyqësor tё grupit tё Kadri Hazbiut se kryeministri ka bёrё njё takim sekret me Titon gjatё udhëtimit pёr nё Nju-Jork. Sё pari duhet sqaruar se Llambi ndodhej nё atё udhëtim jo si pjestar i delegacionit, por si njёri prej zyrtarёve tё sigurisё. Sё dyti, lidhur me dёshminё e tij nё procesin gjyqësor pёr mua ёshtё e pabesueshme, jo vetëm pёr mёnyrёn se si ёshtё marrё, por edhe pёr mjaft pasaktësi tё tjera qё kanё tё bёjnё mё kohёn dhe intinerarin e kёtij udhëtimi. E vërteta ёshtё se krerët e Partisё sё Punës, duke dashur tё përligjin tradhёtinё e kahershme tё ish kryeministrit, e shfrytëzuan kryqëzimin e Peçinit pёr tё siguruar prej tij njё provё tё tillё, sipas sё cilës aktiviteti agjenturor i Mehmetit fillonte qysh herët…

…Kjo ngjarje e vitit ‘60 e strukur diku nё arkivin e Partisё sё Punës, u riaktivizua jo pa qёllim pas 20 vjetёsh, pikërisht nё kohёn kur Mehmet Shehu kishte ndërruar jetё nё kushte tё dyshimta. A na pyetёn ne tё tjerёt pёr atё qё ndodhi nё vaporin britanik kur udhëtonim pёr nё Nju-Jork? Mua pёr vete nuk mё ka pyetur njeri. Sa pёr zyrtarёt e tjerё, pati syresh qё pas vetëvrasjes sё Mehmetit duke u solidarizuar me “Tablonё Sinoptike” tё Enverit përqasnin rrethana qё konfirmonin nё mёnyrё tё tёrthortё atё qё kishte deklaruar Llambi Peçini. Madje njёri tjetërsoi përmbajtjen e urdhrit qё i dha Mehmeti pёr t’i kthyer përgjigje negative djalit tё Çurçillit, i cili e kërkoi pёr t’i dhёnё njё intervistё. Nё Nju-Jork ndenjëm rreth 20 ditё. Gjatё punimeve tё Asamblesё, Mehmeti mbajti dy fjalime të parapregatitura qё nё Tiranё. Fjalimin e parё e mbajti nё debatin e pёrgjithshёm. Tё dytin e mbajti nё seancën e veçantё pёr Kinёn. Mbaj mend qё aty foli dhe Çe Guevara, Kastrua, Titoja e Hrushovi…Kthimin e bёmё me vaporin francez “Liberté” me tё cilin udhëtuam gati gjashtё ditё…” /Gazeta Liberale