U tha se e bëri për ish-bashkëshortin, Adele zbulon arsyen pse vendosi...

U tha se e bëri për ish-bashkëshortin, Adele zbulon arsyen pse vendosi të humbiste 30 kg

340
0

Këngëtarja e njohur e “Someone like you”, “Rolling in the deep” apo “Hello”, Adele ka bërë për vete me miliona njerëz me zërin e saj unik, por duket se do të jetë frymëzim gjithashtu për miliona të tjerë pas transformimit drastik të saj. 31-vjeçarja britanike ka humbur plot 30 kg muajt e fundit falë dietës Sirtfood, duke lënë fansat e saj pa fjalë. Por nëse deri pak kohë më parë, besohej se humbja drastike në peshë lidhej me traumën e shkaktuar nga divorci me Simon Konecki-n, me të cilin ishte martuar për rreth tre vjet. Por së fundmi ka dalë në dritë një tjetër e vërtetë.

 

Sipas një burimi për revistën “People”, Adele vendosi të binte nga pesha për djalin e saj Angelo, në mënyrë që të mund të ishte një shembull i denjë për të.

 

Sipas tabloidëve britanikë, ylli i popit kishte arritur deri në atë pikë sa të mos ndjehej më mirë, e dinte që duhej të ndryshonte diçka sa më shpejt që të ishte e mundur dhe filloi ta trajtonte më mirë trupin e saj. Kushdo që pyet veten se çfarë mund të bëjë për të humbur peshë, bën mirë që ta marrë këngëtaren si shembul