U njohën në Instagram dhe lanë takim, çfarë ndodhi dje në plazh...

U njohën në Instagram dhe lanë takim, çfarë ndodhi dje në plazh mes adoleshentit dhe të miturës. Ajo tha se…

398
0

Adoleshentja e cila kallëzoi në Policinë e Durrësit se ishte përdhunuar nga një adoleshent dy vite më i madh se ajo do i nënshtrohet një ekspertize tek mjeku ligjor për të parë nëse ka ndodhur realisht abuzimi seksual.

Korrespondenti i Panorama bën me dije se e mitura ishte njohur në rrjetin social Instagram me 18 vjeçarin me inicialet D.M, i cili aktualisht po mbahet i arrestur në paraburgim nga policia.

Adoleshenti, po banues në Durrës, pas disa kohësh që komunikonte në Instagram me vajzën, identiteti i së cilës nuk dihet, e ka ftuar në takim, ftesë e cila është pranuar nga e reja dhe ditën e dielë, janë takuar në një lokal në zonën e plazhit.

Pasi kanë konsumuar një pije në lokal, mësohet se i riu ka dashur që takimi të vijonte në një tjetër ambient, për të kryer marrëdhënie seksuale.

 

Por sic thanë burimet, në këtë pikë është ndalur vajza. Ajo e ka refuzuar djalin dhe për arsye dhe rrethana që presin të sqarohen, ajo ka kallëzuar në Komisariat se është përdhunuar.

 

“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh,arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare”, thuhej në informacionin paraprak të policisë së Durrësit.