U mundua t’i gjejë Stines partnere të re pas ndarjes, ish-gruaja e...

U mundua t’i gjejë Stines partnere të re pas ndarjes, ish-gruaja e tij ka diçka për t’i thënë Olti Currit: Po dale të…[FOTO]

665
0

Ndarja e Stines me partneren e tij Gracielën ka bërë shumë bujë ditët e fundit dhe kjo për shkak të deklaratave apo postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, por edhe daljet e shpeshta publike. Në një intervistë të fundit, Stine la të kuptohet se mund të rikthehet me Gracielën nëse ajo do të sillej mirë.

“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”, u shpreh këngëtari. Disa orë më parë, Gracielës i ka bërë përshtypje një status në faqen e gazetarit Olti Curri në Facebook, ku ndjekësit pyeteshin se me cilin personazh publik Stine do të shkonte si çift.

Mesa duket, ky postim i ka tërhequr vëmendjen Gracielës dhe ka reaguar me anë të një statusi në instastory.

“Po dale të bëjë 6 muaj i ndarë të paktën, që dhe ai të qartësohet çfarë do të bëjë me veten dhe jetn e tij, pastaj hidh kandidaturat.”- shkruan Graciela në postim.

GRACOE.jpeg