U kap duke tradhtuar gruan me sekretaren, flet për herë të parë...

U kap duke tradhtuar gruan me sekretaren, flet për herë të parë ish-ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe!

253
0

Ish-ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock ka pranuar se ka bërë një gabim të madh, teksa u kap nga kamerat e zyrës duke tradhtuar gruan me asistenten.

Ai u kap duke u puthur me ndihmësen e tij, Gina Coladangelo në muajin qershor. Në intervistën e tij të parë që kur u largua nga posti i sekretarit të shëndetësisë dhe u nda nga gruaja e tij, Hancock u kërkoi falje përsëri atyre që kishte lënduar dhe pranoi se i kishte ‘zhgënjyer njerëzit’.

Duke folur me redaktorin politik të ITV, Robert Peston, Hancock tha: “Epo, siç mund ta imagjinoni, gjëja e parë në të cilën u fokusova ishte jeta ime personale, dhe më pas vendosa që të jap dorëheqjen.

 

“Shkatërrova jetën time” tha ai.