U hodh nga kati i 4 i pallatit, humb jetën 35-vjeçarja

U hodh nga kati i 4 i pallatit, humb jetën 35-vjeçarja

375
0

Një 35-vjeçare nga Patosi i Fierit ka humbur jetën në spital, pasi dyshohet se u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Policia thotë se bëhet fjalë për Eridjola Sadikaj, e cila fillimisht u dërgua në spitalin ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikalë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. “Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos. Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon”, sqaron policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.