U fut në ‘Librin Gines’ pasi vendosi 13 persona brenda fluskave të...

U fut në ‘Librin Gines’ pasi vendosi 13 persona brenda fluskave të sapunit

448
0

Steven Langley zotëron shtatë rekorde botërore të regjistruara në ‘Librin Gines’. Trembëdhjetëshi doli të ishte një numër me fat për një person nga Karolina e Veriut, i cili vendosi një rekord të ri botëror të Guinness duke “vendosur shumë njerëz në fluska sapuni në 30 sekonda”.  Organizata e rekordeve njoftoi të shtunën se 56-vjeçari Steven Langley futi fluska individuale rreth 13 njerëz në atë kohë, duke postuar një video të tij duke kryer veprimin në Qendrën e Arteve dhe Kulturës në Huntersville. Langley zotëron gjashtë rekorde të tjera në ‘Librin Gines’, duke përfshirë këtu edhe zinxhirin më të gjatë të flluskave të sapunit.