U dërgon fotografi erotike familjarëve të ish-gruas, arrestohet shqiptari

U dërgon fotografi erotike familjarëve të ish-gruas, arrestohet shqiptari

382
0

Një person ka rënë në pranga ditën e  sotme në Mitrovicë të Kosovës, pasi u ka dërguar familjarëve të ish-bashkëshortes fotografi me përmbajtje erotike.

Sipas mediave kosovare, burri, shqiptar me nënshtetësi norvegjeze, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte shpërndarë fotot nëpërmjet telefonit.

Viktima ka treguar se i dyshuarin ishte ish-bashkëshorti i saj, me të cilin duket se është nuk është ndarë mirë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.