Tronditet Tirana, termet i fortë. Panik tek qytetarë

Tronditet Tirana, termet i fortë. Panik tek qytetarë

363
0

Nje termet i fortë ka tronditur kryeqytetin shqiptar pasditen e sotme. Lëkundje të forta zgjatën për disa sekonda, ndërsa për pasojë  u shënuan dhe dëme materiale.

Mësohet se tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit.

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.