TRONDITET Tirana, PLAGOSET me armë një 27-vjeçar në parkingun e hotelit (DETAJE)

TRONDITET Tirana, PLAGOSET me armë një 27-vjeçar në parkingun e hotelit (DETAJE)

611
0

Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk.  Mësohet se gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

 

Njoftimi i plotë:

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë .

 

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.

 

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor