Tronditet resorti në Golem, punonjësi futet nga dritarja e financës e ben...

Tronditet resorti në Golem, punonjësi futet nga dritarja e financës e ben veprimin e pa imagjinueshem…!

601
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një resort në Golem, ku një punonjës ka kryer një akt të turpshëm.

Bëhet fjalë për një të ri i identifikuar si Xhoan Basho, lindur në Durrës më datë 10.09.1994 i cili duke abuzuar me besimin e punëdhënësit ka grabitur një shumë parash nga zyra e financierit.

Sipas pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë ky gjest ka qenë i mirëmenduar. Në pamje shihet sesi i riu bën gati dritaren e zyrës së financierit e pas disa minutash hyn në brendësi të zyrës duke grabitur një shumë parash.

Burime bëjnë me dije se personi punonte pranë resortit dhe njihte mirë sigurinë e tij.

Ndaj dhe arsyet e këtij akti vandal janë ende mister. Megjithatë personi në fjalë mësohet se është shoqëruar në polici. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes e provuar me anë të pamjeve filmike.