PËRMBYSJE e MADHE nga Biden, ngushtohet ndjeshëm diferenca e votave në Pensilvani

PËRMBYSJE e MADHE nga Biden, ngushtohet ndjeshëm diferenca e votave në Pensilvani

417
0

Atëherë kur mendohej se Donald Trump do të fitonte në shtetin e Pensilvanisë, numërimi gjatë orëve të natës ka sjellë një përmbysje të madhe nga Joe Biden.

 

Presidenti Trump kishte një diferencë prej më shumë se 130 mijë votash kur duheshin edhe 850 mijë vota për t’u numëruar, ndërsa tashmë që kanë mbetur edhe 349 mijë vota për numërim, diferenca mes Trump dhe Biden është vetëm 22.389 vota.

 

Nëse Biden fiton edhe një shtet nga 5 të mbetur, ai do të ishte zyrtarisht fitues i zgjedhjeve dhe Presidenti i 46-të i SHBA.

 

Diferencë e vogël prej 1775 votash është edhe në Georgia, ku kryeson presidenti Trump, por gjithçka mund të ndodhë në votat e fundit.

 

Ndërkohë kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat në Karolinën e Veriut, alaskë dhe Nevada, ku në dy të parat kryeson Trump, ndërsa në Nevada Biden ka mbi 11 mijë vota më shumë s epresidenti.

 

Sipas mediave amerikane, mendohet se ditën e sotme do të mësohet edhe emri i fituesit të zgjedhjeve, që me shumë gjasë do të jetë kandidati demokrat Joe Biden, por Trump ka deklaruar se ka prova që zgjedhjet janë vjedhur, pasi sipas tij miliona vota false janë futur me postë.