Tronditet Fieri, ekzekutohet me armë zjarri brenda një makine luksoze një person

Tronditet Fieri, ekzekutohet me armë zjarri brenda një makine luksoze një person

436
0

Një person është ekzekutuar me armë zjarri pak më parë në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Sheqit.Identiteti i personit të vrarë nuk bëhet me dije, ndërsa nga fotot shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Personi i vrarë ndodhet brenda mjetit të tij tip Mercedes Benz ML. Burimet bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Shkëlzen Kastrati.