Tregtari shkodran dhe një grua vidhnin rroba në qendrën tregtare, çfarë i...

Tregtari shkodran dhe një grua vidhnin rroba në qendrën tregtare, çfarë i zbuloi. Në momentin e arrestimit…

343
0

Një tregtar nga Shkodra dhe një grua nga Kamza janë arrestuar dje nga shërbimet e Komisariatit nr.2, pasi dyshohet se vidhnin veshje të ndryshme në dyqane të qendrave tregtare në Tiranë. Pasi i përvetësonin rrobat në mënyra nga më të ndryshmet, i shisnin ato në dyqanin që ka në Shkodër, 34- vjeçari Fadil Tuzi, i cili ka qenë i proceduar edhe më parë për vjedhje. Pas arrestimit të tyre, Policia tha se janë dokumentuar edhe disa raste të tjera vjedhjesh që ata kanë kryer në dyqanet e qendrave tregtare të kryeqytetit.

 

Ndërsa disa prej rrobave të vjedhura janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Identifikimi i dy të dyshuarve është bërë pas denoncimit që ka bërë pronari i një dyqani që ndodhet në një qendër tregtare në Tiranë.

 

Ky i fundit i ka vënë në dispozicion Policisë edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Nëpërmjet verifikimit të pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi e më pas edhe arrestimi i autorëve të ngjarjes, që rezultuan të kishin kryer edhe disa vjedhje të tjera.

 

“Vidhnin rroba në dyqane dhe qendra tregtare në Tiranë, vihen në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.2, autorët e vjedhjeve. Zbardhen dhe disa vjedhje të tjera, ku dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale rrobat e vjedhura”, tha zyrtarisht Policia.

 

ARRESTIMET

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr.2, pas njoftimit të marrë se dy persona kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë, kanë organizuar punën për arrestimin e tyre. Pas analizimit të pamjeve filmike dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të shtetasve Fadil Tuzi, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe Fatbardha Gjera, 41 vjeçe, banuese në Kamzë.

 

Në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve, Policia u gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjesh të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit Fadil Tuzi në Shkodër.