Transferta parash dhe blerje online, njihuni me risitë e WhatsApp

Transferta parash dhe blerje online, njihuni me risitë e WhatsApp

604
0

Aplikacioni Whatsapp ka nisur pagesat digjitale në Brazil duke e bërë vendin latino-amerikan të parin në botë që ofron një mundësi të tillë. Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla. Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmes një postimi në rrjetin social.  ”Sot ne kemi filluar pagesat për njerëzit që përdorin WhatsApp në Brazil. Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave sa më lehtë, sikurse ndarjen e fotografive. Ne gjithashtu po mundësojmë bizneset e vogla të bëjnë shitje në WhatsApp.

 

Për ta bërë këtë, ne po ndërtojmë në Facebook Pay, i cili ofron një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme për të bërë pagesa në aplikacionet tona. Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë që e bënë të mundur këtë. Ne jemi duke punuar me bankat lokale, duke përfshirë Banco do Brasil, Nubank, Sicredi si dhe Cielo, procesori kryesor i pagesave për tregtarët në Brazil. Brazili është vendi i parë ku ne jemi duke kryer pagesa në WhatsApp”, shkruan Zuckerberg.