“Tregtia online, sfidat e SME-ve”, trajnim për sipërmarrjet nga Instituti Shqiptar i...

“Tregtia online, sfidat e SME-ve”, trajnim për sipërmarrjet nga Instituti Shqiptar i SME-ve

393
0

Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” në bashkëpunim me Fondacionin ” ” organizuan Akademinë e SME-ve 2021, një trajnim intensiv 3-ditor për sipërmarrjet shqiptare, me temë “ – -”. Ky trajnim u formësua dhe u modelua, duke patur parasysh periudhën e pandemisë “Covid-19” dhe kushtet qe diktoi për zhvillimmin e ekonomisë, ku tregtia online dhe teknologjia u kthyen në parakusht mbijetese, por dhe suksesi. Sigurisht që të rinjtë dhe idetë e tyre janë pararojë e çdo ndryshimi. Mbi 20 përfaqësues të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, u pajisën me njohuritë bazë lidhur me:

Inovacioni dhe tregtia elektronike;

Modeli i biznesit i tregtisë elektronike;

Pronësia industriale dhe regjistrimi i markës tregtare;

Bazat e tregtisë elektronike;

Promovimi i tregtisë elektronike dhe rrjetet sociale;

Shërbimi i klientit, kanalet e shitjes dhe shpërndarjes;

Mënyra e kryerjes së pagesave.

Lektorët  dhe ekspertët e fushës, ndanë eksperiencat e tyre me sipërmarrësit e rinj, dhe i inkurajuan ata në rrugëtimin e biznesit të tyre. Në ditën e fundit, sipërmarrësit u organizuan në grupe duke krijuar modele virtuale biznesi,mbi të cilin aplikuan të gjitha njohuritë e përfituara gjatë trajnimit. Trajnimi u mbyll me prezantimin e modelit simulues nga secili grup, dhe shpërndarjen e certifikatave nga themeluesit e “SME Albania” dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Konrad Adenauer” Dr. Tobias Rüttershoff