Trajneri Kërrnaja, rasti kur suksesi nuk njeh moshë

Trajneri Kërrnaja, rasti kur suksesi nuk njeh moshë

510
0

Oltijon Kërrnaja është një nga ato raste që ka “prishur” rregullin e  hierarqisë së moshës në profesionin e trajnerit.  Edhe pse në një moshë “minore” për trajner, tropojani i pankinës së Tërbunit, Oltijon Kërnaja performon pjekuri dhe besim madhor në drejtimin e ekipit të tij. Është një nga ato rastet e munguara të karrierrës së trajnerëve teksa 30 vjeçari do ta nxirrte kampion të kategorisë së II  ekipin që ai me plotë giuxim nisi ta trajnonte.

Fotografia e F.C Don Bosko

Të flasësh për “karrierrë” në këtë moshë duhet të gërmosh tek  e pamundura, sepse karrierrat  e trajnerëve duan ende edhe disa vite që të fillojnë, gjithsesi Oltioni e ka “thyer”  këtë rregull duke na treguar sukses në  kaq pak eksperiencë “trajnerore” Me futbollin tropojani  do të niste me  moshat e ekipit të Tiranës diku 20 vjetë më parë dhe mbasi do ti “konsumonte” të gjitha  fazat e kategorive  e të moshave nga U 9- U 19 vjeç me ekipin kryeqytetas  do të debutonte me të paratërinjtë dhe të rinjtë e së njëjtës familje. Këputja e ligamentit do t’ja shkurtonte karrierrën futbollistike por pasioni për futboll do ta çonte deri në marrëzi teksa do të vazhdonte të luante  në eksperienca të suksesëshme me  Luftëtarin  në vitin 2007-2008.  Më tej  do të bëhej lideri i ekipit të Skraparit në vitet e arta të tij nga viti 2009-2011, atëher kur ekip ishte një nga aspirantët më seriozë të kategorisë Superiore.  Riorganizimi Kukësit  deri në daljen në Superiore do të kishte edhe kontributin e  futbollistit  Kërrnaja në vitin 2011-2012, atëher kur edhe pse në një moshë të artë për të luajtur ligamenti do ti thoshte “stop”. Do ta fillonte “zanatin” e  trajnimit në një moshë shumë të re por mos ju ndarë më edhe tani.

Fotografia e KF  Tërbuni Pukë

Në eksperiencat trajnuese Kërnaja shënon atë  të ekipt të femrave të “Tirana As”  nga viti 2012-2014 ku për sukses  shënon atë të  nënkampioneve të ekipit të femrave të kryeqytetit. Më tej kthehet në origjinë për të drejtuar ekipin e Valbonës së kategorisë së III . Që nga viti 2014-2016 dhe deri tani Kërrnaja mbasi “konsumoi” detyrën e  Drejtorit Sportiv do të “zbriste” në fushë me detyrën e vështirë të trajnimit të ekipit të Tërbunit. Rrezultatet e tejkaluan pritshmërinë, por objektivin  personal ende, sepse ambicja e Oltionit shkon përtej pritshmërisë …

Edhe 100 si trajner, kampion …

Nga Ilir J. Hoxha