Tragjedi në Durrës, mbyten dy pushues

Tragjedi në Durrës, mbyten dy pushues

483
0

Dy pushues kanë hmbur jetën gjatë ditës së sotme në Durrës.

Një pushues ka humbur jetën në bregdetin shqiptar. Raportohet se viktimë ka mbetur një 50-vjeçare, në Plazhin e Durrësit. Sipas policisë, gruaja ishte futur në det, por nuk ishte ndjerë mirë. Ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në spital, por nuk ka munduar të mbijetojë.

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:40, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra). Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, po ditën e sotme, Policia e Durrësit raporton se ka mbetur viktimë edhe një 33-vjeçar, i cili ka qenë duke bërë xhiro në det me motor uji, kur është rrëzuar dhe është mbytur.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motorr ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.