Trafik droge, prostitucion dhe vjedhje automjetesh luksoze

Trafik droge, prostitucion dhe vjedhje automjetesh luksoze

583
0

 

 

 

 

 

 

Disa shqiptarë janë arrestuar në operacione të ndryshme të policisë italiane në Emilia Romania dhe Xhenova. Akuzat ndaj tyre janë për trafik ndërkombëtar droge, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje automjetesh luksoze.

Policia italiane në Modena ka zbuluar dy banda shqiptarësh që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Xhiroja e fitimit të dy grupeve ishte më shumë se 180 mijë euro, ndërsa numëronin me qindra klientë në rajon dhe rreth 20 vajza nga Evropa lindore të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Dy bandat u bënë protagoniste të kronikës në Itali për një shkëmbim zjarri në 5 prill të 2018-ës.

Policia ka ushtruar kontrolle në apartamente të ndryshme në zonë për të mbledhur prova materiale.

Ndërkohë më shumë se 3 kilogramë kokainë janë gjetur në dyert e një furgoni dhe gati për tu shitur në Xhenova. Policia italiane pas disa javësh hetime ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të moshës 30 dhe 35 vjeç, njeri prej të cilëve ishte dëbuar nga Italia dhe nuk kishte të drejtë të hynte në vend deri në vitin 2022.

Në fugonin e sekuestruar ndodhej vetëm 30 vjeçari Aurel Hasanaj, ndërsa në apartamentin që ai ndante me shokun dhe bashkëpunëtorin e tij u gjet dhe 35 vjeçari Meti Lika. Ky i fundit njihej si tregtar automjetesh nga dhe për në Shqipëri. Atij iu gjetën 50 gramë kokainë dhe mjete për paketimin e saj.

Policia italiane konfirmoi se dy shtetasit shqiptarë janë pjesë e një organizate kriminale që veprojnë në shkallë të gjerë. Hetuesit po punojnë për zbulimin e anëtarëve të tjerë të organizatës./ABC News Albania 24/7