Tradhtoj të dashurën me vajzën e saj 24-vjeçare, por..

Tradhtoj të dashurën me vajzën e saj 24-vjeçare, por..

1471
0

Seks-22-770x470

Një 42-vjeçar ka nisur të ketë një raport seksual me vajzën e të dashurës së tij.

Jo vetëm kaq por ata duan që të martohen dhe të kenë fëmijë së bashku, ndërkohë që ai ka një djalë 6-vjeçar me nënën e saj.

I ndodhur përballë një situate të vështirë ai ka kërkuar ndihmë nga psikologia e ‘The Sun’.

Letra e 42-vjeçarit

“Jam në burrë 42 vjeç dhe kam një të dashur po në të njëjtën moshë. Në kemi qenë bashkë për më shumë se 8 vite dhe tani kemi një djalë 6-vjeçar, pavarësisht se nuk jemi martuar.

E dashura ime ka gjithashtu një vajzë nga martesa e parë e cila është 24 vjeç.

Unë dhe e dashura ime jetojmë në shtëpi me djalin tonë dhe vajza e saj vinte shumë rrallë për të na vizituar.

Një ditë kur e dashura ime kishte shumë punë dhe do vonohej të kthehej, i kërkon vajzës së saj të vijë në shtëpinë tonë dhe të kujdeset për vëllain e vogël.

Ajo erdhi dhe ne nisëm të bisedonim me njëri-tjetrin e më pas hapëm edhe një shishe verë. Pas disa orësh përfunduam duke u puthur dhe duke bërë seks.

Në fakt çdo gjë ishte fantastike edhe pse e gabuar…

E dashura ime nuk e mësoi asnjëherë këtë dhe unë përfitova nga disa sherre që patëm për t’u ndarë më të dhe për të ikur nga shtëpia.

Tani kam marrë një apartament më vete dhe vajza e saj vjen sa herë që ka kohe dhe bëjmë seks çdo herë. Ajo më thotë që do të martohemi dhe të kemi një familje dhe gjithashtu e dua edhe unë por nuk e di a është e ligjshme apo jo?!”

Përgjigjja e psikologes

“Kjo është një situatë shumë e vështirë…madje e paligjshme dhe e pamoralshme.

Nëse në periudhën që t’i ke filluar të jetosh me të dashurën tënde ka qenë prezentë edhe vajza e saj atëherë t’i konsiderohesh si figurë babai për të dhe lidhja në martesë me të është e paligjshme.

Gjithashtu një tjetër problem i madh është edhe dëmi që do t’i shkaktoni djalit tënd dhe vëllait të saj.

Unë të sugjeroj të shkëputesh nga lidhje sepse do të sillni shumë furtuna bashkë me të”.