Tiranë, polici pa patentë bën aksident, ja çfarë i bënë kolegët e...

Tiranë, polici pa patentë bën aksident, ja çfarë i bënë kolegët e tij

680
0

policia-rrugore-1

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave kanë arrestuar në flagrancë Gëzim Frroku, vjeç 41, banues në Tiranë.

Sipas policisë, Frroku është punonjës policie dhe është prangosur nga kolegët e vetë pasi rreth orës 15:00, në rrugën “Shefqet Ndroqi”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.