Tirana super edhe anglezi Ngo sërishmi bardh e blu

Tirana super edhe anglezi Ngo sërishmi bardh e blu

493
0

Majkëll Ngo u ka dhënë fund dilemave për të ardhmen. Sulmuesi anglez do të firmosë për Tiranën dhe këtë kjo tashmë është e konfirmuar nga shumë burime.

Orët e fundit në valle kishte hyrë edhe Skënderbeu, por presidenti i bardhebluve, Refik Halili, nuk ka ndenjur duarkryq. 24 herë kampionët I kanë dhene afat një ditë futbollistit për të vendosur  “Të pres edhe dy ditë. Nëse nuk vjen, rruga e mbarë…”. Kaq ka mjaftuar që Ngo të heqë dorë nga “nazet” e ditëve të fundit dhe të pranojë ofertën e bardhebluve.

Presidenti Refik Halili konfirmoi  se Ngo do të firmoste me Tiranën. Ai ndërkaq nuk e fshehu faktin që nuk do ta priste shumë gjatë. Numri një i bardhebluve foli edhe për kampionatin dhe merkaton. Presidenti foli si fillim për Ngonë. “Unë besoj se Majkëll është i yni. Po s’e firmosi sot (dje) kontratën, do ta firmosë më vonë. Ne nuk do të bëjmë gjëra me sforco, por s’do ta presim shumë.

Gjithsesi, them se është 100 për qind yni”, u shpreh në fillim Refik Halili. Presidenti preku temën e afrimeve. “Nuk kemi ndonjë nevojë të madhe për momentin. Pak a shumë janë marrë ata lojtarë që na u deshën.  Lojtarë kemi 23, nuk do të bëjmë 30 vetë në ekip. Gjithsesi, të shohim deri në fund për ndonjë lëvizje të vogël. Konfirmoj se marrëveshja është mbyllur me Dungën dhe Imamin.

“Sa për të huajt, ne jemi pro pesëshes së të huajve në fushë. Konfirmoj që kemi votuar pro, ama tregu është i lirë në këtë moment që flasim. Ikin e vijnë për interesa ekonomike. Shpresoj që të bëjmë diçka të mirë këtë sezon që është edhe 100-vjetor. Më shumë nuk them”, përfundoi Refik Halili.

  • Ndërkohë që vazhdonin tratativat e kontratës, futbollisti konfirmoi marrëveshjen me Tiranën. “Për momentin jam në Angli. Stërvitja e Tiranës nis në datën tetë korrik dhe do të takohemi atje. Do të jem i Tiranës”, është shprehur ai sulmuesi shtatlartë.