Tinguj që mbrojnë jetën/ Nga Marjana Bulku

Tinguj që mbrojnë jetën/ Nga Marjana Bulku

758
0

Pranverë shqiptare zërash dhe shpresash në Scandinavia house Manhattan.

Janë dhjetra mesazhe që transmeton kultura e stërlashtë në një prej shfaqjeve të saj të rralla në mbrojtje të jetës së artistit që i ka falur aq shumë artit dhe kulturës shqiptare,Bekim Lumit i cili po i nënshtrohet një mjekimi shëndetsor të kushtueshëm në çdo aspekt. Por artistët : Riad Ymeri,Ergin Oda,Donika Ukshini Gjokaj,Kushtrim Hoxha,Lori Miho,Bekim Çela,Faton Macula,Lekë Salihu,Taulant Mehmeti,Arens Leka,Angelo Miho,Lorivert Çobo,Shpend Xani, ose Bekim Lumi NYC’ friends triumfuan përmbi plagët e sëmundjes përmes magjisë që fal arti ku ndërthureshin zhanret artistike, tingujt e kultivuar, ato të lashtë dhe historikë , rebelë klasikë dhe modernist dhe ku spektatori , ky suportues i ndjeshëm kauzash të vërteta , u duk se shijoi një performancë të veçantë artistike e njerëzore. Të mbrosh me medikamente jetën tashmë është një e përditëshme që duam apo nuk duam bëhet pjesë e segmentit jetë, por ta mbrosh me tinguj atë ,është madhështorja sublime që vetëm magjia prej arti mundet ta falë. Ideja e Leonora Mehmetaj për të  ngjitur në skenë Miqtë e Bekim Lumit udhëtoi me shpejtësi nga shpirtrat e artistëve tek suportuesit  e eventit :Dr Shpresa Xhakli e Fadil Berisha , mbështetja e Motrave Qiriazi , objektivi fin dhe smart i mjeshtrit Ilir Rizaj e deri tek mbulimi i shpejtë nga kamerat e Albanian Culture TV  e Vera Belliu .

Një skenë e zotëruar nga artistët është gjithmonë plot me mesazhe që i drejtohen përtej skenës, ato depërtojnë thellë nëpër traditën tonë dukë i dhënë frymën dhe shpirtin e kohës që jetojmë. Tek artistët nuk mungon kurrë optimizmi për jetën sepsë arti është ngjyra, tingulli valsi i saj kompozuar mjeshtërisht nga gjenialët që muzeun e  kanë në çdo  skenë që i jep jetë vargut të tingujve të tyre të pavdekshëm : Simon Gjoni, Preng Jakova, Limoz Dizdari, Avni Mula.

Solidariteti i artistëve të cilët zhanret artistike i ndërthurën artistikisht me personalitete hibride që i këndon jetës jo kajmak thënë nga plaku i motshëm e rithënë përmes këngës udhës me trenin e jetës që ndalon edhe aty ku nuk duam ,triumfoi përmes mesazheve për jetën,pranverat e saj në 26 marsin e ftohtë në Manhattanin shumëngjyrësh.

Fotografia Ilir Rizaj