“The Economist” për situatën në vend “Shqipëria është një rrëmujë”

“The Economist” për situatën në vend “Shqipëria është një rrëmujë”

414
0

Revista prestigjioze ‘The Economist’ i ka dedikuar një shkrim situatës politike në Shqipëri.

Artikullin e publikuar këtë të enjte ajo e nis me pankartat që kanë qenë në kryeqendër të protesta opozitare dhe parullën kryesore: ‘Rama Ik!’

Artikulli i titulluar: ‘Shqipëria është një rrëmujë’ veçon dhe flamurët kombëtar, amerikan dhe evropian si dekor i protestave opozitare.

‘The Economist’ citon liderin opozitar Bashën në pretendimin e tij se ai nuk do të lejojë që Shqipëria të rrëshkasë në diktaturë sërish.

Po në këtë artikull, ‘The Economist’ pasqyron dhe historikun e Shqipërisë në tentativat e saj për t’u futur në BE, ku thekson se edhe pas marrjes së rekomandimit nga progres-raporti i KE-së, Shqipëria nuk e mori miratimin e vendeve anëtare për çeljen e negociatave.

Këtu ‘The Economist’ ka cituar kryeministrin Rama duke thënë se ai është shprehur që pjesë e këtij vendimi negativ kanë qenë qeveritë e vendeve populiste që janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.