Thaçi: Dialog me Serbinë për Ushtrinë nuk do të ketë asnjëherë

Thaçi: Dialog me Serbinë për Ushtrinë nuk do të ketë asnjëherë

487
0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke folur për disa nga çështjet e ngritura nga panelistët është shprehur i bindur se formimi i Ushtrisë do të përfundojë për kundër dallimeve. Ai ka përsëritur që edhe me ndryshim të ligjit procesi është kushtetues, raporton lajmi.net. Duke folur prej procesit të demilitarizimit të UÇK-së dhe formimin e TMK-sè, Thaçi ka thënë se FSK-ja nuk është vazhdimësi e tyre por një forcë e re e paraparë edhe me dokumentin e Ahtisarit. Tutje, ai ka thënë dëshiron të besojë që motivi i serbëve për të qenë pjesë i FSK është i njëjtë si në polici e institucione tjera, e jo për ekzistence. Thaçi e ka quajtur argument të paqëndrueshëm se dikujt që nuk i pëlqen formimi i Ushtrisë dhe thotë se serbet kanë frikë. “Uniforma e FSK duhet të jetë e dashur për komunitetin serb ashtu si e policisë”, ka thënë presidenti Thaçi. Më tej, Thaçi ka thënë se formimi i ushtrisë është prioritet strategjik i Kosovës kundër askujt. “Dialog me Serbinë për ushtrinë nuk ka e as që ka me pas ndonjëherë, por nuk do të thotë që do të kemi raporte armiqësore me Serbinë por ne jemi vend sovran dhe vendimet i marrim vetë”, ka thënë Presidenti.