Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme të gjitha ndeshjet e javës së tetë, ndërkohë që edhe tabela e renditjes ka pësuar ndryshime.
Vendin e parë tashmë e mban Teuta, me 15 pikë, e vetme në krye të klasifikimit. Më tej, pas fitoreve, ngjiten në kuotën e 14 pikëve, Tirana dhe Partizani, që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë.
Në vendin e katërt dhe të pestë, gjenden Bylisi dhe Skënderbeu, ndërkohë që vendi i gjashtë për Vllazninë, që mbetet me 12 pikë. Vetëm vendi i shtatë për Kukësin, me 11 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Laçi mban pozicionin e tetë, me 7 pikë.Luftëtari i parafundit në renditje, me 6 pikë, ndërkohë që mbyll tabelën Flamurtari, me vetëm 2 pikë gjatë 8 ndeshjeve.
REZULTATET – JAVA 8
Teuta-Flamurtari 1-0
Luftëtari-Bylis 1-1
Tirana-Laçi 2-1
Vllaznia-Partizani 1-3
Skënderbeu-Kukësi 0-0
KLasifikimi
Skuadra P
1 Teuta Durrës 15
2 Tirana 14
3 Partizani 14
4 Bylis 13
5 Skënderbeu 13
6 Vllaznia 12
7 Kukësi 11
8 Laçi 7
9 Luftëtari 6
10 Flamurtari 2