Terror në Fier, qëllohet me breshëri gjatë natës një lokal

Terror në Fier, qëllohet me breshëri gjatë natës një lokal

539
0

Qëllohet me armë zjarri një lokal në qytetin e Fierit. Lokali ndodhet në lagjen “Kastriot”. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë kur lokali nuk ka pasur njerëz dhe ka qenë i mbyllur. Ende nga policia nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje. Report Tv sjell pamjet nga lokali që u qëllua me breshëri gjatë natës. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët, ndërsa duket se ka qenë një kërcënim për pronarin. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, pasi autorët dyshohet se kanë qëlluar nga makina. Megjithatë sipas burimeve nga grupi hetimor janë gjetur disa gjurmë, që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe disa bizneseve pranë tij.