Tërmeti lëkund vendin në mesnatë, ku ishte epiqendra

Tërmeti lëkund vendin në mesnatë, ku ishte epiqendra

378
0

Një tërmet ka lëkundur vendin pak pas mesnatës së mbrëmshme. IGJEUM bën me dije se lëkundja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka pasur epiqendër në Pajun, zonë që ndodhet 15 kilometër në Perëndim të Elbasanit. Sipas të dhënave të matura nga IGJEUM, lëkundja nuk ka qenë shumë e fortë. Lëkundja ka qenë në thellësi 28 kilometër dhe me magnitudë 2.8 .