Tërmeti angazhon dhe priftërinjtë italianë, grumbullojnë 500 mijë euro për fatkeqësinë tonë

Tërmeti angazhon dhe priftërinjtë italianë, grumbullojnë 500 mijë euro për fatkeqësinë tonë

397
0

Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve italianë ka dhuruar 500 mijë euro për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Donacioni do të bëhet përmes “Caritas Italia”, i cili do t’i raportojë Shërbimit për Ndërhyrje Bamirëse në favor të Botës së Tretë.

Në shenjë solidarizimi vende të ndryshme janë angazhuar dhe kanë kontribuar në forma të ndryshme, kryesisht fiinanciare për të rikuperuar kostot që la pas kjo tragjedi e natyrës.