Tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë

549
0

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur provincën Elazıg në lindje të Turqisë. Sipas Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti kishte epiqendër qytezën Sivrice në ora 20:31 sipas kohës lokale, në thellësi 9,4 kilometra, raporton Anadolu Agency. Tërmeti është ndier edhe në provincat dhe rrethet në afërsi. Nga të dhënat e para nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm dëme materiale.

Shperndaje