Tensione në KZAZ-në e Kamzës, polici bashkiak humb ndjenjat

Tensione në KZAZ-në e Kamzës, polici bashkiak humb ndjenjat

445
0

Një polic bashkiak ka humbur ndjenjat teksa punonjësit e bashkisë dhe mbështetës të opozitës kanë tentuar të hapin me forcë derën e KZAZ-së në Kamëz.

 

Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe militantë të Partisë Demokratike, punonjës në bashki, kanë mësyrë brenda portës kryesore të shkollës ku ka nisur një përplasje mes forcave të rendit dhe të bashkisë. Për të shmangur përshkallëzimin e situatës në dhunë dhe për të mos lejuar futjen në ambientet e brendshme të KZAZ , policia është detyruar të hedhë gaz lotsjellës.

 

Efektivët e rendit janë pajisur me maska anti-gaz, ndërsa policët bashkiakë ishin të papërgatitur dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi humbi ndjenjat.

 

Ndërkohë në vendngjarje ka prezencë të forcave të shumta të policisë.

 

Ditët e fundit janë shënuar incidente të rënda në disa qytete pas anullimit të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta.