Temperaturat e larta po largohen; Fundjava sjell këto ndryshime të motit

Temperaturat e larta po largohen; Fundjava sjell këto ndryshime të motit

256
0

Sipas MeteoAlb në fundjavë do të ketë të pranishme shumë më tepër vranësira. Më të dukshme do jenë ditën e diel ku pritet të ketë edhe reshje. Reshjet do të jenë të fokusuara përgjatë kufirit lidor, por nuk përjashtohen edhe në zonat qendrore, kryesisht Elbasan, Librazhd apo edhe në Tiranë priten momente të shkurtra me shi.

Përsa i përket temperaturave vijojnë të jetë të larta deri në 32 gradë. Dita e diel do të sjellë një rënie të lehtë. Mëngjeset dhe mbrëmjet do jenë më të freskëta. Problematike gjatë kësaj jave dhe në fundjavë do të jetë parametri i erës duke bërë që të jetë herë pas here edhe e fortë 45-50 km/h. Kjo do të bëjë që edhe në brigjet detare të kemi dallgëzim jo më shumë se 3 apo 4 ballë.